Parashikuesi paranormal: Bëni këtë gjë natën për të manipuluar universin

Një parashikues paranormal ngjarjesh nga Brazili, Athos Salomé është përfshirë së fundmi në cështjen konspirative duke shpjeguar se përse një numër çatish të vilave që shihen në ‘Google Earth’ janë në ngjyrë blu.

Duke marrë si shembull disa pamje ajrore të qyteteve në Kinë, eksperti i vetëdeklaruar i paranormales Athos thotë se ngjyra blu e çative të shtëpive është një tentativë dinake për të manipuluar energjitë kozmike që sundojnë botën tonë.

Braziliani krenohet si parashikues i disa ngjarjeve madhore si vdekja e mbretëreshës britanike  marrja e kontrollit të Twitter nga Elon Musk, ndërsa tani po përfshihet në teorinë e rrahur së fundmi në rrjet pas zjarreve shkatërrimtare në Maui në ishullin e Hawai, ku disa vila me çatitë ngjyrë blu, kishin mbetur çuditërisht të paprekura nga katastrofa.

Në një video që është bërë virale në rrjetin TikTok tregohen qyteza luksoze në Kinë ku disa prej vilave i kanë çatitë në ngjyrë blu.

Argumentimi zyrtar thotë se ngjyra është simbol i bollëkut e pasurisë, por Athos ka të tjera mendime.

Ai tha për rrjetin Daily Star: “Ato përfaqësojnë një plan të menduar mirë për manipulimin e energjive kozmike që qeverisin botën tonë. Është një konspiracion që tejkalon mundësitë e të kuptuarit njerëzor.

Duke diskutuar influencën e ngjyrave në energjitë shpirtërore, Salomé thotë se ngjyra blu krijon “një lidhje transedentale me universin”.

“Ngjyra blu bën lidhjen mes tokës tonë dhe mbretërive të forcave më të larta. Arkitektët e këtij konspiracioni e kanë kuptuar këtë gjuhë kozmike të ngjyrave dhe përdorin çatitë blu për  të kanalizuar energji të pakuptueshme.”

Duke lënë mënjanë teorinë e simbolit të bollëkut në Kinë, Athos thotë se preferon dhe një tjetër version që po qarkullon në rrjet për çatitë ngjyrë blu, atë të përdorimit të saj si mbrojtje nga sulme me shufra lazeri nga lart.

Athos tha më tej: “Në tetor 2022 unë bëra një parashikim se ‘gjëra do të bien nga qielli’. Tashmë duke parë prapa, ku parashikim merr një kuptim të ri, veçanërisht duke parë zjarret misterioze në Hawaii.

“Ka prova se zjarret ishin shkaktuar qëllimisht nga goditje me lazer që nuk prodhojnë flakë ngjyrë blu dhe i shmangen sipërfaqeve ngjyrë blu”.

“Kjo situatë më solli vëmendjen te Kina për praktikën e çative ngjyrë blu. Ngjarjet po shpalosen  në mënyra surprizuese dhe na lënë vetëm të vrasim mendjen për ato që mund të vijnë më pas”, shtoi parashikuesi.


Shtuar 14.09.2023 22:49