Meta rrëzon një nga akuzat e Lu-së për Llallën
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm ka zbatuar Kushtetutën për anëtarët e KED, duke u vendosur përkrah Adriatik Llallës.

“Me kërkesën time sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, për plotësimin e kritereve për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, u shpreh fillimisht Meta.

Kreu i Kuvendit më tej thotë se, Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare, duke sqaruar se asnjë kandidat tjetër përveç tre emrave të dërguar nuk plotëson kriteret e vendosura nga Kuvendi për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të përbehet nga 9 anëtarë.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu akuzoi dje se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkelur Kushtetutën duke dërguar vetëm tre emra për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për tre pozicione.

Meta theksoi se deri tani nuk ka asnjë ankesë se është përjashtuar nga lista për shkak të favorizimeve apo padrejtësive.

Kreu i Kuvendit shtoi se, do të kërkohet informacion shtesë nëse Prokuroria mund të ketë bërë lëvizje për të penalizuar kandidatët që plotësonin kriteret.

“Kemi kërkuar informacion shtesë për hir të transparencës në raport me publikun dhe partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Meta./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori