Meta: Mbështes drejtësinë në hetimin e skandalit në BSH
Pëlqej
“Qëndrimi im lidhur me skandalin e vjedhjes së thesarit nga Banka e Shqipërisë është i pandryshueshëm: mbështes prokurorinë dhe gjyqësorin për të hetuar deri në fund skandalin. Do të respektojmë vendimin e drejtësisë”.

Kështu u shpreh sot kreu i Kuvendit Ilir Meta për mediat duke mbështetur Prokurorinë në hetimin e saj lidhur me skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë. Sa i përket shkarkimit të Fullanit nga Kuvendi, kreu i LSI tha se mazhoranca do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

“Ne do të syojmë konsolidimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, do të rrisim integritetin e saj dhe në këtë proces do të bashkëpunojmë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë apo organizmat ndërkombëtare financiare”, tha ai.

Kreu i Kuvendit foli edhe për reformën në drejtësi duke vënë theksin në ecjen përpara me këtë reformë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori