Meta: Masakra e Srebrenices nuk harrohet
Albeu.com
Zv. kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm Ilir Meta ka bërë homazhe sot me rastin e 15 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës. Në fjalën e tij zoti Meta ka theksuar se Srebrenica nuk mund të harrohet dhe duhet drejtësi e plotë për masakrën.
Meta duke iu referuar edhe kërkimeve të ish-kreut të ushtrisë serbe së Bosnje Radko Mlladiç, i cili kërkohet prej vitesh nga organet e drejtësisë, theksoi se ai duhet të përgjgjet për krimet e bëra në këtë gjykatën e Hagës duke shtuar se ata që kryen krimet në Srebrenicë bënë edhe në Reçakun dhe Prekazin.
Gjithashtu Zv.kryeministri Meta duke iu referuar edhe antarësimit të Shqipërisë dhe Bosnjes në BE theksoi se ardhmja e gjithë Ballkanit është në Europë.
Shtuar më 11/07/2010, ora 15:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori