A e kanë pranuar Harry dhe Meghan ftesën për Krishtlindje të familjes mbretërore?

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë marrë një ftesë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por e kanë ndarë mendjen të mos e pranojnë.

“Ka shumë gjëra që pritet të ndodhin me planifikimin e Krishtlindjeve familjare kështu që sigurisht, stafi e di se Harry dhe Meghan nuk do të vijnë. Nëse do e pranon ftesën, do ia kishin komunikuar familjes së tyre deri tani “, tha një burim mbretëror për Page Six.

Çdo vit, Mbretëresha Elizabeth II jep “Mesazhin e Krishtlindjes së Mbretëreshës” me anë të video porosie, të ngjashme me atë të paraqitjes në samitin “COP26”.

Besohet se Harry dhe Meghan nuk duan të bëhen pjesë e lajmeve të shtypit amerikan e britanik me mbërritjen për krishtlindjen pranë familjes.