Meta-Lladrovci: Konsolidimi i institucioneve të Kosovës i shërben paqes në rajon
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në në takim kortezie të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Kosovës z. Ramiz Lladrovci, të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në ushtrimin e detyrës së re pranë Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Z. Meta shprehu mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, ndaj proceseve integruese të vendit si dhe në shërbim të forcimit të institucioneve demokratike të saj.

I Ngarkuari me Punë z. Ramiz Lladrovci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj Kosovës duke vlerësuar në mënyrë të veçantë përqasjen konstruktive rajonale të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Shqipërisë.

Z. Meta dhe z. Lladrovci biseduan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Kryetari i Kuvendit theksoi se mbarëvajtja e proceseve demokratizuese dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, i shërbejnë forcimit të paqes dhe stabilitetit në të tërë rajonin si dhe perspektivës evropiane të vendeve tona.
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori