3 vite burg për 4 dritare pa leje, Berisha ka “dy fjalë” për dënimin e Bojken Lakos

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp ka folur edhe për dënimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Bojken Lako, dënim të cilin e quan si një akt i paprecedentë.

Ai e cilësoi këtë si një urrejtje ndaj një këngëtari të mirënjohur në artin skenik të vendit.

Berisha e vlerëson të gabuar këtë akt dhe shton se shumë kate dhe ndërtesa po bëhen pa leje ndërkohë “dënon me tre vite burg për një dritare”.

“Dënimi për Bojken Lakon. Një kat i paprecedentë. Një urrejtje ndaj një këngëtari të mirënjohur. Se ai nuk pranoi ndonjëherë t’i thurë këngë brendit. Ai qëndroi këngëtar i pasioneve dhe idealeve të tij. Pasardhës i një artisti të shquar shqiptarë. Në artin skenik të vendit. Gjetën ta dënojnë tre vite burg se hapi një dritare pa leje. Në një kohë ku ndërtohen kate mbi akte pa leje. Shpreh solidaritetin tim dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim. Dëshmi e shëndërrimit të Drejtësisë në degë ekzekutivi dhe hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj një zëri aq të dashur si Bojken Lako.”, tha ai./albeu.com