Meta kryeministër, Naço: Deklarata ime do të verifikohet më 23 qershor
Deputeti i LSI-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço i qëndron deklaratës së disa ditëve më parë se Ilir Meta duhet të jetë kryeministër i vendit pas 23 qershorit. Në një intervistë për “Panorama”, Naço shprehet se Meta ka dhënë prova si kryeministër i suksesshëm, ndërsa në të gjitha zgjedhjet që nuk ka qenë me PS, socialistët i kanë humbur ato.


"Unë besoj se çdo parti politike kur hyn në garë dhe ka një lidership të provuar, sigurisht pretendon që të fitojë dhe lideri i saj të përfaqësojë drejtimin e vendit duke mbajtur premtimet e veta. Unë nuk besoj se LSI, edhe pse është pjesë e vagonit të gjatë të 37 partive, nuk ka të njëjtën peshë elektorale si dhe partitë e tjera. LSI është dhe do të jetë lokomotiva e së majtës në Shqipëri. Në këtë kontekst, duke parë dhe kontributin e zotit Metazgjedhjet e vitit 2000 kur ka fituar zgjedhjet e pushtetit lokal dhe ato të vitit 2001, nuk fitoi në 2005-n, sepse nuk ishte në koalicion me PS, në 2009 PS nuk donte koalicion me LSI dhe ata humbën zgjedhjet, kjo tregon se Ilir Meta di të futet në betejë, të mbrojë votën dhe të fitojë. Kjo tregon se Ilir Meta ka qenë ndër kryeministrat më të suksesshëm, dhe në këtë mënyrë garanton votën e elektoratit të qarkut të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë për të qenë një kryeministër i suksesshëm. Kjo nuk bëhet me deklaratën time, por me mbështetjen që do të marrë LSI përmes votës popullore. Unë këtë deklaratë e kisha bërë dhe në qytetin e Kuçovës pak ditë para mitingut të Beratit, por deklarata në Berat, në atë takim ku kishte mbi 10 mijë njerëz, kanë rënë kambanat e alarmit për të tjerët, vetëm pse panë një pjesëmarrje të tillë masive. Ne hyjmë si të barabartë në zgjedhje dhe do të dalim fitues nga këto zgjedhje. Sigurisht unë nuk i heq asnjë presje deklaratës së bërë, por sigurisht që deklarata ime do të verifikohet më 23 qershor nga vota popullore" shprehet Naço. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori