Meta kërcënon Ramën me 21 janarin: Isha me policinë edhe kur u godit nga horra në bulevard
Vazhdon akoma situata e nxehtë mes kampit qeverisës kur PS dhe LSI vazhdojnë me akuzat e ndërsjellta dhe herë herë të nënkuptuara.

Ditën e sotme Meta doli në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ku foli gjërë e gjatë mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në qeveri.

Zoti Meta gjatë fjalës së tij preferoi të shmangte deklaratat në lidhje me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë por nuk shmangu debatet mbi policinë e shtetit dhe dashje pa dashje provokoi në mënyrë të hapur kryeministrin Rama.

Gjatë fjalës së Metës mbi policinë e Shtetit, ai deklaroi se është dhe do të jetë gjithmonë në krah të policisë madje duke marrë shëmbull 21 janarin.

“Lidhur me çështjen e Policisë. Unë kam qenë përkrahës dhe mbështetës i saj gjithmonë. Edhe në momentet kur është sulmuar nga horra dhe banditë, në mes të bulevardit. Ju e dini shumë mirë këtë gjë. Edhe kur është sulmuar nga horra dhe banditë të tjerë.

Do vazhdoj të jem një përkrahës i Policisë së Shtetit, sepse ajo është kontakti i parë i shtetit që përballet me krimin me paligjshmërinë dhe me garantimin e të drejtave të qytetarit. Ky është qëndrimi im dhe jam i bindur se të gjithë ata që nuk e meritojnë uniformën e shtetit duhet të dënohen.

Ky është qëndrimi im për policinë e shtetit”, -tha Meta duke i dhënë një mesazh të fortë provokativ Partisë socialiste dhe kryeministrit Rama./albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori