Meta: Konsesus për heqjen e imunitetit
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar nga palët politikë në vend të arrijnë consensus për heqjen e imunitetit. Ndërsa ka marrë pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim, Meta ka shprehur edhe rezervat kundrejt reformës zgjedhore që u arrit si pasojë e marrëveshjes mes dy forcave kryesore politike në vend.


"Ne ndodhemi përparave projekteve të rëndësishme për vendin. Pak ditë më parë u miratua edhe reforma zgjedhore. Qëndrimi ynë ishte abstenim që do të thotë që kemi vlerëuar konsensusin por kemi qënë të bindur se kanë qënë mundësi për të korrigjaur disa padrejtësi të krijuar me kohë në kodin zgjedhor. Por kemi vlerësuar konsesusin që ka qënë kërkesë e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtar dhe po kaq e rënëdësishme është edhe zgjidhja e çështjes së imunitetit. LSI-ja ka qënë aktive për të kontribuar për një zgjidhje sa më të pranueshme të kësaj çështje e cila është me rëndësi për marrjen e statusit. Ne përfocojmë apelin tonë për të ecur drejt një zgjidhje e cila mbyll një kapitull dhe hap një kapitull të ri për të luftuar korrupsionin dhe për vendosur në pozita të barabarta të gjithë para ligjit", u shpreh Meta.

Meta është shprehur se LSI-ja është e vendosur për të kontribuar në përmbushjen e të gjitha prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Europian për procesin e integrimit duke kërkuar edhe mbështetjen e LRI-së në këtë proces kaq të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

"Ne jemi të vendosur për të përmbushur prioritetet që tashmë prej mëse 1 viti janë bërë të ditura nga BE. Kjo është në interes të vendit dhe në apsitatën integruese të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë angazhim tonin për të investuar me vullnet të mirë në shërbim të integrimit ne mbështetemi tek rinia e Shqipërisë e cila kërkon një ritëm më të shpejtë të integrimit dhe të ndryshimit prandaj edhe motoja jonë është të ecim më shpejt", deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2012, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori