Meta: Kompromisi të jetë thelbi i partive politike në Kuvend
Në një seancë simbolike të zhvilluar në Parlament me të rinjtë shqiptarë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u ka përcjellë atyre mesazhin se kompromisi duhet të jetë thelbi i politik-bërjes. “Të rinjtë janë ata që mbushin me energji punën tonë, për të ardhmen. Mesazhi im për ta është se kompromisi duhet të jetë thelbi i partive politikeKuvend”, është shprehur Meta.

Ai ka deklaruar më tej se Shqipëria ka pësuar ndryshime shumë të mëdha ndër vite, por vendi mund të kishte ecur edhe më shumë përpara. “Nevojitet një arsim koherent që u përshtatet sfidave zhvillimore që kemi përpara”, ka thënë më tej Meta. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2015, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori