Meta, Kokëdhima dhe Ahmetaj presin shiritin e biznesit të Klement Balilit
Klement Balili 46-vjeçari që akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i një grupi kriminal që merret me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike prej 2 vitesh është Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.

Mediat greke kanë raportuar se u sekuestrua një sasi droge prej 700 kg e një biznesmeni të njohur shqiptar që ka lidhje të ngushta me politikën.

Partia Demokratike pretendon se është fjala pikërisht për Klement Balilin. Ky i fundit një biznesmen i njohur në këtë qytet, teksa së fundmi është edhe pronar i kompleksit turistik “Santa Quaranta” (ish kampi i punetoreve foto Poshte).

Kompleksi në fjalë është ndër më luksozët në bregdetin jonian.

Në inagurimin e tij në gusht të vitit që shkoi ishin edhe deputetët e zonës, Kokëdhima e Ahmetaj. Por mbi të gjitha binte në sy prezenca e atij që njihet si miku i pronareve, Ilir Metës i cili mbajti dhe fjalën e rastit.

Transmetimi nga ana e ATSH-së i lajmit për inagurimin e kompleksit në fjalë

TIRANË, 21 Gusht /ATSH/.- Resorti modern turistik “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës, një investim prej 3 milion euro, u inaugurua të premten, në prani të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve të zonës etj.Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari Meta tha se investime të tilla janë në shërbim të turizmit në Sarandë dhe në mbarë Shqipërinë, pasi vendosin një standard të ri në fushën e hoteleri turizmit në të gjithë vendin.

“Besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur, por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme për të gjithë pushuesit dhe turistët”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Meta e cilësoi këtë ceremoni një ngjarje, e cila duhet të çojë drejt bashkëpunimit, në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të marrë edhe më shumë zhvillim.

“Kjo është një ngjarje që na fton për të bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që t’i marrim maksimumin turizmit tonë, dhe këtë mund ta realizojmë vetëm përmes investimesh të tilla kaq cilësore e domethënëse, si Santa Quarantas”, u shpreh kryeparlamentari.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha se kapaciteti që ofron resorti turistik është një standard në hotelerinë shqiptare.

Investimi është një nga më seriozët sot në Shqipëri dhe besoj se është dhe një kthesë për turizmin, për cilësinë për standardet dhe për atë që duhet të bëjmë për vitet që vijnë, tha Ahmetaj.

Resorti “Santa Quaranta” përfshin 100 dhoma, ndërsa në të janë punësuar 100 persona. /Albeu.com/
Shtuar më 11/05/2016, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori