Kreu i Lëvizjes
Socialiste për Integrim Ilir
Meta u shpreh sot se
koalicioni me Partinë
Socialiste do të jetë
solid e afatgjatë. Duke folur në konferencën rajonale të Partive
Socialiste Europiane,
Meta tha se Shqipëria gjatë këtyre katër viteve duhet të kishte bërë shumë më tepër rrugë drejt integrimit, por mungesa e bashkëpunimit dhe klima e konfliktit e kanë bërë të pamundur.
“Në emër të këtij bashkëpunimi dhe të ardhmes së Shqipërisë, LSI iu përgjigj pozitivisht ftesës së PS për krijimin e një
koalicioni paraelektoral. Bashkimi i të majtës dhe i gjithë forcave progresiste është një aksion politik historik, i domosdoshëm që bashkon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim substancial. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një gurë prove për demokracinë dhe të ardhmen, dhe sot e majta ndjen përgjegjësinë dhe detyrën patriotike kombëtare për të hapur një perspektivë të re, e cila mbyll tranzicionin dhe integron shqiptarët në BE. Energjia dhe vizioni ynë i përbashkët do të sjellin një ritëm të ri, me qëllim integrimin e vendit në BE.”- tha
Meta. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2013,
ora 17:39