Meta kërkon takim urgjent me Bashën
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot që të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi do të zhvillohet në orën 11 në presidencë. Ky takim vjen vetëm një ditë pas vendimit të KomisionitLigjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ditët e fundit situata politike është trazuar sërish pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore, që do të përfshinin hapjen e listave si dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.

Gjithashtu PD ka deklaruar se ka marrë fund marrëveshja e 5 qershorit për ndryshimet në Reformën Zgjedhore, e cila pati edhe miratimin e ndërkombëtarëve.

Shtuar më 15/07/2020, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori