Meta kërkon bashkëpunim për integrimin
Anëtarësimi në BE nuk është një qëllim në vetvete, por një instrument për të sjellë më shumë prosperitet e mundësi të reja për mirëqenien e qytetarëve. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë konferencës për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Ai theksoi se duke punuar bashkarisht, pozitë e opozitë, jo vetëm do të plotësojmë kushtet që kërkon BE për aderim, por më e rëndësishmja do të arrijmë standarde më të larta në jetën institucionale e politike.

“Nisur nga këto aspirata prej kohësh ne e kemi vendosur anëtarësimin në BE si një prioritet strategjik kombëtar, ku një ndër kriteret kryesore është përafrimi i legjislacionit, i cili ka rezultuar si një sfidë mjaft e rëndësishme për Kuvendin”, u shpreh kryeparlamentari.

Meta u theksoi se, Kuvendi e ka forcuar rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë duke monitoruar me efikasitet zbatimin e detyrimeve të MSA-së, përmes instrumenteve të kontrollit parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori