Meta kërkoi referendum, kërcënon Balla: Mos ndërrmerr asnjë veprim tjetër!
Taulant Balla ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit të Republiës, Ilir Meta, i cili bëri thirrje për mbejtjen e një referendum që sipas tij do të zgjidhte krizën politike në vend.

Balla ka edhe një thirrje për Presidentin Meta.

Numri dy i PS-së, shkruan në Facebook se Kuvendi i bën thirrje Metës të reflektojë duke kthyer sipas tij institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Reagimi i plotë:

Prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020">2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kuvendi vijon normalisht diskutimin e Buxhetit 2020">2020, i cili mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Buxheti 2020">2020 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Reforma në drejtësi, e cila do të vijojë të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.

Në Buxhetin 2020">2020 është parashikuar edhe kostoja shtesë për mbështetjen e institucioneve të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi. Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2020">2020 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit europian.

Në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Shtuar më 22/11/2019, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori