Meta kërkoi bërjen e testit të shëndetit mendor, përgjigjet Rama
Kryeministri Rama i është përgjigjur gatishmërisë së Presidentit Meta për bërjen e testit të shëndetit mendor pak ditë më parë.

Rama tha se Metës askush nuk ia ka kërkuar bërjen e testit të shëndetit mendor.

“Nuk ja ka kaluar njeri testin e shëndetit mendor? Mos ky njeri është i ikur nga mendja e kokës. Sëmundja e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit, i cili gënjen veten për të gënjyer të tjerët, si i tillë ai nuk është gënjeshtar, por i sëmurë.

Njeriu vjen në një pikë si Ilir Meta, ku mbaron përjetimi i botës brenda kokës së vet, dhe ku fillon bota jashtë rradakes se tij.

Nëse Ilir Meta mund t’ia lejojë vetes të ngatërrojë tërë dynjanë nga imagjinata e tij e tërbuar, kalon në Tropojë dhe i duket sikur kalon në burgun e Spaçit. Ky Parlament s’mund t’ia lejojë vetes të mbyllë sytë përballë këtij burimi destabiliteti rajonal dhe komedie ndërkombëtare.

Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë se një herë, ai ka tentuar të destabilizojë qeverinë, me vendime arbitrarisht. Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, ai e ka derdhur”, tha Rama.
Shtuar më 08/07/2019, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori