Presidenti i Republikës,, Ilir
Meta ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për të gjithë punonjësit e Policisë.
I ftuar në emisionin "Çim Peka Live", kreu i shtetit theksoi edhe njëherë që askush të mos guxonte të prekte vullnetin e popullit më 25 prill të vitit që vjen.
"Mos të guxojë asnjë
polic, dhe me këtë kuptoj ata
horrat e
veshur polic. Nëse ndonjë nga
horrat e
veshur polic guxon, do të përfundojnë në këmbët e popullit,"-u shpreh presidenti.
Ai komentoi edhe deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel se nuk ka negociata për Shqipërinë.
Meta tha se nuk vë bast për çelje negociatash, por paralajmëroi se i ka bërë me dije këto ngjarje të pritshme.
"Kam thënë se nuk ka çelje të negociatave dhe e kam treguar qartë atë që duhet bërë.
Kjo deklaratë e kancelares sot është një gjuhë e zbutur diplomatike, por mendoj se qëndrimet kanë qenë të qarta edhe nga përfaqësuesi i Bundestagut për Ballkanin, zoti Vadeful.
Kushtet kanë qenë aty, ne nuk kemi dashur t’i plotësojmë ato," tha
Meta.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 22:53