Ilir Meta e ka cilësuar si një
keqkuptim të pr/ligjit për
shpifjen. “Ka një
keqkuptim midis qëllimit dhe formulimit të pr/ligjit për
shpifjen”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit,
Ilir Meta.
“Jam në dijeni të këtij debati të iniciativës, besoj se ka një
keqkuptim midis qëllimit të kësaj iniciative dhe të mënyrës se si ka funksionuar formulimi, kështu besoj se ky
keqkuptim do të zgjidhet, do të ketë një reflektim”.
“Besoj që LSI mbështet çdo iniciativë për dekriminalizim apo jo. Jua thashë që kam përshtypjen që është keqkuptuar qëllimi me formulimin. Kështu që do ketë reflektim besoj”.
Kryeministri Edi Rama propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg, të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015,
ora 11:09