Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare
Ilir Meta
Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregëtisë dhe energjitikës. Në një konferencë për shtyp ku lajmëroi edhe dorëheqjen e tij nga postet qeveritare, Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare.

Doreheqja vjen dy dite pas skandalit te dale ne nje emision iinvestigativ ne Top Channel.
Shtuar më 14/01/2011, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori