Meta: Ja arsyet pse u tërhoq Basha dhe firmosi marrëveshjen me Ramën
Pëlqej
Ilir Meta i ftuar sonte tek emisioni “Zonë e Lirë” të Arian Canit.

Ai ka dhënë disa arsye se përse Lulzim Basha u tërhoq vetëm dy dite me pare nga kërkesat e tij për qeveri teknike dhe pranoi marrëveshjen e arritur me kryeministrin Rama.

“Ka bërë shumë mirë që është tërhequr, dëshiroj të them sepse në fakt duhet të ishte tërhequr një muaj më parë, më mirë vonë se kurrë, ndoshta ndenja e përgjegjshmërisë.

Sipas mendimit tim përvec faktorit ndërkombëtar, dhe mesazhit të SHBA, kanë qenë partitë aleate të PD, ata ishin shumë realist dhe e kuptonin, u dhanë disa garanci që asnjëherë më parë nuk i ishin dhënë një opozite dhe natyrisht s’mund të cohej më tej një krizë që mund të çonte në përleshje me pasoja të paparashikueshme.

Reflektuan dhe kjo eshte nje gje shume e mire. Kjo nuk na ndihmon te kemi zgjedhjet qe duhet te kishim shume ceshtje te tjera duhet te ishin zgjidhur para nje viti”, tha Meta. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori