Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir
Meta ka komentuar për herë të parë
ndryshimet e ministrave të tiij në
qeveri. Duke folur në emisionin “FAKT”,
Meta tha se “
ndryshimet janë një mundësi për t’u dhënë një hov të ri punëve” Sipas tij,
ndryshimet u ndërmorën për tu dhënë mundësi të reja bashkëpunëtorëve.
“Nuk mendoj se zgjedhja në
qeveri është privilegj por përgjegjësi. As ikja nga qeveria nuk është ndëshkim, është mundësi për reflektim dhe për angazhim më të spikatur politik apo partiak” tha
Meta. Për ministrin e ri të Jashtëm Edmond Panariti i cili nuk është me
profil diplomat,
Meta tha se nuk duhet paragjykuar pasi mund të japë shumë. “Ai ka eksperiencë politike për të dhënë kontribut në procesin integrues. Jam i sigurtë se do të jetë
profil shumë i suksesshëm” vijoi
Meta /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2012,
ora 20:47