Gazment Bardhi thirri Këshillin Kombëtar, Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin

Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar.

Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.

Komisioni thote se pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Kryesia e Partisë Demokratike e përfaqësuar nga përfaqësuesi Indrit Sefa vlerëson se ‘Sekretari i Përgjithshëm nuk ka tagrin të përcaktojë një rend dite, në rastin e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar sipas pikës 4 të nenit 46, të ndryshëm nga “Komandimi i Nënkryetarit në detyrën e Kryetarit të Partisë”.


Shtuar 26.07.2023 22:53