U vra nga babai, shokët dhe shoqet e 16-vjeçares shqiptare mbajnë 1 minutë heshtje: Gjithmonë me ne!

Një ngjarje makabre ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar, Taulant Malaj, ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, një italian për të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja dhe ka lënë të plagosur këtë të fundit.

Shokët dhe shoqet e klasës së 16-vjeçares Jessica Malaj e nisën mësimin të tronditur këtë të hënë, teksa në kangjellat e shkollës u shfaq një banderolë ku shkruhej, ‘Jess jeton brenda nesh, përgjithmonë’.

Ndërsa zilja e shkollës për të nisur mësimin në shkollën e mesme Isiss ‘Fiani-Leccisotti’ ra pasi u mbajt një minutë heshtje për të nderuar ish-nxënësen.

Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës, para dhe pasi i ka qëlluar me thikë, i ka filmuar viktimat dhe videon ia ka dërguar miqve të tij.

Këtë video ua kishte dërguar njerëzve të afërt për t’i treguar krimin horror, por edhe për të justifikuar veprimin e tij.

Madje në një moment ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç. I vogli arriti të dalë menjëherë nga shtëpia.

45-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe gruan e tij Tefta Malaj, 39 vjeçe që e akuzonte se e tradhtonte me italianin.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Bukëpjekësi u përball me tregtarin, pronar i bareve Jolly, në shkallët e një ndërtese në via Togliatti.

Italiani, kunati i senatorit Gisella Naturale (M5S), u godit me thikë për vdekje. I pakënaqur, vrasësi arriti tek gruaja e tij për ta vrarë.

Xhesika Malaj ka qëndruar mes nënës dhe babait të saj dhe është goditur me thikë. Nëna ka ikur duke kërkuar ndihmë. Ajo është në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u sekuestrua arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

PJESË NGA video:

Taulant Malaj: Mirëmbrëma, quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu? Ky është italian, gruaja ime shk****** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën. Ja ky është. Ia fala me të parin, ky është i dyti. Shikoje e kam therur vetë, vetë e kam therur. I vrara që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu, këta janë…

Gruaja: Çfarë bëre?

Taulant Malaj: Pusho, pusho, k*****, pusho. Shk***** gjithë ditën, boll

Gruaja: Ça bëre kështu!

Taulant Malaj: Boll se ta fala njëherë. Ku është djali?! Shikojeni i kam vrarë, i kam therë, do i ther akoma. S’ka ardh asnjë Polici, do i ther tani.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja.

51-vjeçarin, ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen.

Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën.

Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend. I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

 

 


Shtuar 8.05.2023 14:16