Duke mirëpritur rekomandimet pozitive të Komisionit
Evropian për statusin e vendit kandidat, eurodeputeti Eduard
Kukan u shpreh gjatë një takimi me kreun e
Kuvendit se puna e politikës shqiptare duhet përqendruar në ruajtjen e këtij momenti pozitiv në interes të vendit.
Në këtë kontekst, z.
Kukan vuri në dukje rëndësinë e veçantë të Parlamentit si institucioni ku zhvillohet
dialogu politik mes palëve.
Ndërsa
Meta në takimin me Eurodeputetët Anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri të kryesuar nga z. Eduard
Kukan, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit
Evropian ndaj Shqipërisë.
Meta garantoi eurodeputetët se fokusi i punës së
Kuvendit do të jetë krijimi i një
dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv, permes gjithëpërfshirjes dhe konsultimeve të hapura më të gjithë aktorët parlamentarë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe grupet e interesit. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2013,
ora 18:03