Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë për mediat ku thekson se veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, duhet të vendosen
vetëm me ligj dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndeti.
“Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare“, shkruan më tej Presidenti.
Deklarata e plotë
Përshëndes qëndrimin e Këshillit të
Europës, mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare të COVID-19.
Siç me të drejtë thekson
Këshilli i
Europës: “ky virus po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjera të tjera të shtrenjta për ne, por ne nuk duhet ta lejojmë të shkatërrojë vlerat
tona themelore dhe shoqëritë
tona të lira”.
Veprimet dhe masat e qeverive, për kufizimin e së drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit, tërheq vëmendjen
Këshilli i
Europës, duhet të vendosen
vetëm me ligj, në proporcion me rreziqet dhe për aq kohë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.
Është me rëndësi që çdo masë kufizuese dhe ligj i ri, të jetë në përputhje
vetëm me Kushtetutën dhe me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar.
Mbështes qëndrimin për shmangien sado që të jetë e mundur të vendosjes së dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave kufizuese, pasi siç thekson
Këshilli i
Europës, ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të njeriut.
Duke i ftuar të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale, theksoj domosdoshmërinë e respektimit të parimeve të demokracisë e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe hierarkisë të ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.
Sepse siç nënvizon edhe
Këshilli i
Europës: “Sfida, me të cilën përballen sot shoqëritë
tona, është një sfidë e paprecedentë. Edhe pas fazës urgjente të kësaj krize, shoqëritë
tona do të duhet të gjejnë mënyrat për të vënë në vend dëmet sociale dhe ekonomike dhe për të rritur më tej besimin tek institucionet
tona demokratike. Duhet të nisë një reflektim i gjerë për mbrojtjen e individëve dhe grupeve më të prekshme në shoqëritë
tona dhe për mënyrat e ruajtjes së të drejtave të tyre në një model më të qëndrueshëm dhe solidar qeverisjeje”.
Shtuar më 14/04/2020,
ora 11:55