Meta i kthehet ashpër Ramës: Situata është kritike në Shqipëri
"Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut..."

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për largimin masiv të të rinjve.

Ai ia ka vënë gishtin "qeverisjes së mbrapshtë", që sipas tij, nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, presidenti pohon se shqiptarët e duan integrimin europian, dhe kjo arrihet falë reformave të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Në të njëjtën kohë garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane.

Statusi:

Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.
Shtuar më 05/10/2020, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori