"Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq për koalicionin"
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha ka marrë edhe vëmendjen e ish kryeministrit Berisha. Ai parashtron pyetjen nëse Rama e ka shndërruar takimin bilateral në trilateral.

"Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!

Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral "PD - PS", Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre.

Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?

Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!

Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve!", përfundon ai. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2016, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori