Meta i hapur për hetimin e pasurisë
Pëlqej
Luan Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas deklaratës së opozitës e cila i ka kërkuar Prokurisë së Përgjithshme dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të nisin hetimet për pasurinë e zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Sekretari i përgjithshëm i LSI-se Luan Rama deklaroi se deklaratat e opozitës duhet që të vërtetohen dhe pastaj të bëhen publike. Ndërsa përsa i përket godinës së LSI-së Rama deklaroi se çdo gjë është brenda rregullave dhe këtë kreu i opozitës mund ta konfirmoj pasi pronari i tokës është miku i tij.

Ndërsa përsa i përket paralizimit të trafikut gjatë ditës së hënë, sekretari përgjithshëm i LSI -së kërkoi që opozita ta distancohet nga akuzat e bëra kundrejt efektivave të policisë.

Që prej disa kohësh opozita ka nisur akuzat kundrejt pasurisë së Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës dhe njëkohësisht zv.kryeministrit Ilir Meta. Ndërkohë që prej Metës është deklaruar se nëse ekzistojnë fakte të dorëzohen në institucionet përkatëse në mënyrë që çdo gjë të jetë transparente.
Shtuar më 24/11/2010, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori