Meta i drejtohet Komisionit të Venecias: Ja pse ktheva në Kuvend Kodin Zgjedhor
Kreu i shtetit Ilir Meta ka dhënë detaje përmes një konference për lidhur me vendimin e tij për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Meta shtoi se i është drejtuar Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje.

“Kthimi i Kodit për të shmangur një tjetër krizë zgjedhore dhe politike”, tha presidenti. Sipas presidentit marrëveshja e 5 qershorit është shkelur në mënyrë brutale.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kodi Zgjedhor do të votohet me shpejtësi nga parlamenti pa asnjë ndryshim.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta”, tha Rama.
Shtuar më 26/10/2020, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori