Masakër në një shkollë në SHBA, 28-vjeçarja vret 6 persona mes tyre 3 nxënës, pamje nga momenti sulmit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në SHBA, ku një 28-vjeçare transgjinore ka hyrë në një shkollë dhe ka qëlluar pa mëshirë me armë zjarri.

Si pasojë e sulmit me armë kanë humbur jetën 6 persona, 3 nxënës, kujdestaren e shkollës, mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtoreshën e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.

Mediet e huaja bëjnë me dije se autorja, Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje pasi u përball me policinë në shkollën private të krishterë.

Pas të shtënave, presidenti Joe Biden rinovoi thirrjet për legjislacionin për kontrollin e armëve.

Policia e Nashville ka publikuar videon e momentit të sulmit kur 28-vjeçarja hun në shkollë dhe qëllon me breshëri plumbash.

/albeu.com/


Shtuar 28.03.2023 08:49