Meta i bindur: Shqiptarët do vijnë me not nga Italia dhe në këmbë nga Greqia për të votuar
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja që ka patur ndonjëherë Shqipëria, duke u shprehur se do të jetë një referendum.

I ftuar në "Tempora", kreu i shtetit dha fjalën se nëse nuk respektohet marrëveshja e 5 Qershorit, e diela e 25 prillit do të kthehet në referendum.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta:

Zotëria të bëjë çfarë të dojë tani. Votën për shqiptarët do e garantojë populli shqiptar. Presidenti do të jetë në krye të popullit shqiptar.

Populli shqiptar do të marshojë drejt kutive të votimit më 25 prill. Sado të përpiqen, ta pengojë, ta intimidojë, ta frikësojë, kjo gjë ka përfunduar. Mos ki merak se populli ka ato rregullat e veta të lojës.

Kështu ishte edhe Markosi, por kur doli populli i tha “O vagabond, nuk të thamë të shkosh deri këtu. Merr helikopterin dhe… Vazhdo andej se të lame në dorë të popullit”. Kur del populli në rrugë, nuk ka diktatorë… Dakord?

Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Të jap fjalën. Me not do vijnë nga Italia. Do vijnë në këmbë shqiptarë nga Greqia, nga e gjithë Shqipëria, nga kudo. Të gjithë do vijnë. Nëse nuk respektohet 5 Qershori dhe vazhdohet me këtë kështu, do të jetë referendum.
Shtuar më 06/10/2020, ora 22:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori