Meta i bindur: Do të qëndroj deri në fund të mandatit
Presidenti Ilir Meta ka konfrimuar sot se do të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit të tij, në 24 korrik 2022">2022.

Gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel, Kreu i Shtetit ka sqaruar gjithashtu se për të kanë vetëm dy gjëra rëndësi: "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku jam betuar dhe populli shqiptar, kaq”.

"Se çfarë do të bëjë mazhoranca unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi.

Unë e di që jam këtu në këtë zyrë ku jeni edhe ju sot dhe i gatshëm me ju edhe më datën 24 korrik 2022">2022 të bëjmë një intervistë përmbyllëse.

Sepse unë kam vënë dorën mbi Kushtetutë dhe unë e di shumë mirë se çfarë kam firmosur dhe çfarë firmos, kaq. Unë përgjigjem vetëm përpara Kushtetutës dhe popullit shqiptar", ka thënë Meta.
Shtuar më 10/10/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori