Meta i bën thirrje Ramës: Dëgjoji aktorët e teatrit!
Pas letrës publike të aktorëve drejtuar presidentit Ilir Meta, ka reaguar Presidenca.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetitartistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik."

Kështu ka njoftuar sot Presidenca, pasi është njohur me Letrën Publike të komunitetitartistëve për të mbrojtur me çdo kusht godinën e Teatrit.

"Presidenti i Republikës bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetitartistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare."- shkruhet ndër të tjera në reagim. /albeu.com/


Shtuar më 13/06/2018, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori