Meta, heqja e imunitetit, sot votohet
Parlamenti i Shqipërisë pritet të votojë sot për heqjen e imunitetit të ish- zv.kryeministrit Ilir Meta. “Këshilli për rregulloren mandatet dhe imunitetin i propozon njëzëri Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta”, - thuhet në raportin që do të paraqitet sot në seancën plenare.

Raporti që do të paraqitet sot në seancën plenare është pranuar nga të dyja palët.

KY raport është hartuar nga deputetët Gumi i PD-së dhe Gjiknuri i PS-së thueht se “në mbledhjen e Këshillit, përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës parlamentare në të ritheksuan qëndrimin se janë të hapur dhe do të votojnë “pro” çdo kërkese të Prokurorisë së Përgjithshme për dhënie autorizimi për fillimin e ndjekjes penale ndaj cilitdo deputet”.

Në këtë séance plenare do të vendoset edhe për Partisë Demokratike për kufizimin e imunitetit të deputetëve.

Jozefina Topalli mblodhi sërish deputetët për të diskutuar për herë të dytë mbi nismën e deputetëve të PD-së për kufizimin e këtij imunitetiedhe pse opozita ka qenë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar si në kundërshtim me procedurat të parashikuara në rregulloren e Kuvendit./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2011, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori