U nda nga jeta pak ditë më parë, Berisha homazhe për mjekun Isuf Kalo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të Prof. Dr. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Pas nderimeve, Berisha tha për mediet se i bashkonte një miqësi e pacenuar dhe Kalo la një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.

“Erdha të shpreh nderimin tim, ngushëllime për humbjen e një mikut më te cilin më bashkon një miqësi e pacënaur në shumë dekada. Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe në Evropë në shkencën e diabetologjisë si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore, shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes, të afërmve për Prof. Dr. Isuf Kalon”, tha Berisha.

/Albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 12:09