"Meta, fytyra e korrupsionit në Shqipëri", LSI sulmon Freedom House
"Lufta kundër korrupsionit gjithashtu mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Meta si President i Republikës më 28 prill..."

Raporti i Freedom House është pritur me shumë kritika në Shqipëri, sidomos nga partia e Monika Kryemadhit, LSI.

E gjendur përballë raportit ku e konsideron Presidentin Ilir Meta si njeri të korruptuar, LSI ka hedhur akuza duke deklaruar se raporti është sponsorizuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

"Zgjedhja e Ilir Meta si president më 28 prill ka zvogëluar besueshmërinë e presidencës dhe aftësinë e saj për të kufizuar abuzimet e ekzekutivit, pasi Meta u perceptua nga publiku si një nga politikanët më të korruptuar në skenën politike shqiptare..."- shkruhet në raportin e FH, raporton albeu.com.

Ndaj këtij raporti ka reaguar Petrit Vasili duke deklaruar se ky raport nuk është aspak i besueshëm dhe i paguar nga kryeministri Edi Rama.

Rikujtojmë që ky raport kritikoi edhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës duke deklaruar se qeverisja e dytë po merr nuanca autoritare.

"Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithshme të përkohëshme me një shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar në dhjetor, duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore", - shkruhet në raportin e FH. /albeu.com/




Shtuar më 11/04/2018, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori