Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Meta: Formimi profesional kusht për punësimin
Pëlqej
Sipas Metës, formimi profesional i të rinjve do të ndihmojë për krijimin e vendeve të reja të punës. Për të, zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor.

Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka qënë i pranishëm në ceremoninë e çertifikimit të një grupi të rinjsh në Paskuqan, të cilët përfunduan një trajnim disa mujor për gjuhët e huaja, anglisht dhe italisht, në përpjekje për t’u përgatitur për tregun e punës.

Meta tha se ky është vetëm fillimi i një projekti afatgjatë, që lidhet me prioritetin që do t’i jepet formimit profesional. “Mësimi i gjuhëve të huaja për të rinjtë nuk është luks, por domosdoshmëri për t’u integruar në tregun e ri të punës, sidomos në sektorin e shërbimeve”.

Sipas tij, zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor që është punësimi. “Mbështetja e këtij sektori do të bëjë të mundur punësimin e të gjithë atyre që duan të punojnë.

Këtu ka një popullsi mjaft aktive, ka një rini mjaft aktive, e cila kërkon të integrohet në tregun e punës, në shoqëri dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mbështetjen më të plotë”, u shpreh më tej Meta. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori