Meta flet për propozimin e Ramës për ministrin e Brendshëm: Nuk do doja të përgjigjesha
Presidenti i Republikës, Ilir Meta preferoi të mos bënte komente pas emërimit të Ministri të ri të Brendshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama.

"Jam njohur nga mediat me disa propozime por si President duhet të njihen me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme"- tha Meta shkurtimisht gjatë konferencës me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se kishte emëruar Bledi Çuçin si ministër të ri të Brendshëm, i cili zëvendëson Sandër Lleshajn pas dorëheqjes për shkak të protestave.
Shtuar më 16/12/2020, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori