Meta flet për paktin Rama-Basha: Do të ketë surpriza
Pëlqej
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp në hyrje në Kuvendit duke përshendetur marrëveshjen Rama-Basha duke paralajmëruar ndërkohë edhe surpriza.

"Dua t'ju siguroj që LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj krize për të parandaluar tensionin dhe për të krijuar një qeveri besimi.

Ne kemi qenë të gatshëm për t'i dhënë të gjitha postet në shërbim të marrëveshjes. Nuk ka patur asnjë arsye për t'u konsultuar me asnjë nga LSI.

Është fat i madh që vendi nuk ra në greminë. Ka shumë alternativa. Shqiptarët do të zgjedhin. Ka demokraci, ka garë dhe do të ketë surpriza. Donim që marrëveshja të ishte bërë më parë."., - tha Meta ndër të tjera.

Ai theksoi se nuk sheh ndonjë ngjashmëri me marrëveshjen e prillit 2008 pasi realitetet janë të ndryshëm. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori