Meta flet për herë të parë për presidentin, i “shkel syrin” Xhelal Mziut
Nga zgjedhja e presidentit kanë mbetur vetëm 5 ditë dhe akoma nuk është prezantuar emri i asnjë kandidati.

Sipas kushtetutës duhet të paktën firmat e 20 deputetëve për të zgjedhur emrin e një kandidati.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh edhe kreu i LSI, Ilir Meta ka folur sot rreth zgjedhjeve për president. Meta deklaroi se emri i vetëm që kishte tani në mendje ishte konsensusi, duke treguar se vetëm me konsensus mund të bihet dakord për një emër.

“Do të ketë president dhe do punojmë që të jetë konsensual. Emri është vetëm konsensusi. Nuk kemi ende një emër”,- tha ai.

"Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës. Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar.

Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe në fjalën e fundit e kemi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra"-tha Meta nga Zall-Herri./Albeu.com/

Shtuar më 14/04/2017, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori