Sherri për një vajzë përfundoi në tragjedi, si u ekzekutua shqiptari në Greqi

Një 34-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë këtë të hënë në Greqi, si pasojë e një sherri banal në një bar të ishullit Mykonos.

Sipas burimeve policore nga ishulli i Mykonosit, një shtetas grek është konfliktuar me një shqiptar në një lokal të ishullit.

Shkak ka qenë një vajzë, e cila duket se kishte lidhje me të dy të rinjtë. Sherri mes shqiptarit dhe grekut ka agravuar deri në pikën kur, 33-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, i cili për fat të keq ndërroi jetë, pasi plumbi e kapi në kokë.

Në sherr e sipër, shtetasi grek ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit.

Autori u arrestua nga policia direkt pas ngjarjes. Mediet greke nuk kanë publikuar ende identitetin e viktimës dhe të autorit./albeu.com/