Presidenti Ilir
Meta ka falenderuar me një postim në rrjetin social "Facebook" personelin e mjekëve që qëndrojnë në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19.
Kreu i shtetit thekson se
mjekët janë heronjtë e kësaj beteje për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit.
MESAZHI I METËS
Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë #COVID19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.🙏
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!
Shtuar më 13/03/2020,
ora 11:13