Meta emeron drejtuesin e ri te drejtorise se rajonit ne MPJ
Albeu.com
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në MPJ.Gjatë këtij takimi Meta vlerësoi punën e deritanishme të Drejtorisë së ...... Përgjithshme Rajonale në realizimin e objektivave të politikës rajonale të Shqipërisë, duke veçuar këtu punën e Drejtorit të Përgjithshëm gjatë kësaj kohe, Ilir Tepelena.

Në vend të Ilir Tepelenës, tashmë drejtor i Përgjithshëm i kësaj drejtorie është emëruar Mal Berisha, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore në MPJ.

Më parë, Mal Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll. (noa)
Shtuar më 06/07/2010, ora 14:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori