Meta: Edhe qeverisja ka nevojë të përmirësohet
Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Ilir Meta ka zgjedhur që t'i përgjigjet deklaratave të Ben Blushit. Ai i është përgjigjur kritikave të Blushit por edhe të opozitës, për ikjen masive të qytetarëve drejt Gjermanisë.

"Lidhur me qeverisjen e vendit, kjo mazhorancë është duke ecur në rrugën e duhur dhe ka marrë reforma të rëndësishme në luftën e informalitetit.

Të hedhim themele më të forta, për një zhvillim. Kërkojnë kohën e tyre, për të dhënë efektet e tyre. Disiplinimi fiskal është e rëndësishme edhe pse duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim.

Lufta kundër trafikimit, por padiskutim që kërkohet më shumë punë, se kohezioni arrihet përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ka tendenca eksodi, fenomen i manipuluar edhe nga organizata kriminale që duhet të goditen pa mëshirë". /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori