PDIU braktis Edi Ramën
Meta e thotë qartë: Shqipëria s’do t'u japë pashaporta shqiptarëve të Kosovës!
Pëlqej
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme gjatë një takimi me ambasadorët shqiptarë nëpër botë dha një mesazh të qartë për homologun e tij kosovar Hashim Thaci.

Pas kërkesës së Thaçit që Shqipëria t’u japë qytetarëve të Kosovës pashaporta në mënyrë që të fitojnë lëvizjen e lirë, Meta me tone të qarta deklaroi që kjo s’mund të ndodhë.

Presidenti Meta theksoi se edhe vetë Shqipëria është nën monitorim të vendeve të BE-së dhe zonës Shengen.

“Çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë”, vijoi presidenti Meta. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori