Meta e sfidoi publikisht, Rama nuk përmbahet: Shan si i dehur për partinë e degraduar!
Vazhdon me tone të nxehta përballja mes Ramës dhe Metës të cilët po shkëmbejnë akuza e kundërakuza në rrjetet e tyre sociale.

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta në lidhje me dabatin për dekoratat e dhëna nga presidentit.

Postimi i plotë:

Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!

Shtuar më 13/10/2020, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori