Van Gaal e mbyll aventurën me Holandën, nga 1 janari “Tulipanët” do të kenë trajnerin e ri

Louis van Gaal do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares holandeze.

Këtë gjë, ai e ka bërë të ditur vetë gjatë një konference për shtyp pas ndeshjes së humbur ndaj Argjentinës.

“Nuk do të vazhdoj si trajner i kombëtares holandeze, ishte ndeshja ime e fundit për mandatin tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam thirrur shumë lojtarë të rinj, i kam lejuar të fitojnë përvojë. Kemi formuar një grup dhe, kur shikoj prapa, shoh diçka shumë pozitive”, deklaroi van Gaal dhe më pas shtoi: “Po largohem nga një grup i shkëlqyer, një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik. Kam qenë trajner për 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur kurrë. Duhet të ketë një arsye. Për më tepër, ne luajtëm kundër më të mirëve”.

Nga 1 janari 2023, 71-vjeçari do të zëvendësohet në stol nga Ronald Koeman./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 12:16