Meta e ftoi në takim, Rama i përgjigjet për herë të dytë Presidentit


Pasi refuzoi publikisht takimin ditën e nesërme në Presidencë, kryeministri i është drejtuar me një tjetër mesazh Ilir Metës, duke folur për një "çmenduri tjetër" të Kreut të Shtetit, fill pas cmendurisë së parë që sipas Ramës është zhdekretimi i zgjedhjeve të së dielës.

Rama ka shkruar po në rrjetin social Twitter, duke thënë se ka një ndjesi që do të bëjë një tjetër çmenduri, të cilën ai e pret dhe do ta flasë pas zgjedhjeve.

"E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër.

Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor"-shkruan Rama.
Shtuar më 26/06/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori