Meta e dekretoi në krye të SHISH, Helidon Bendo ka edhe një emër tjetër
Presidenti i vendit, Ilir Meta dekreton Helidon Bendon si kryetar të SHISH.

Helidon Bendo është propozuar nga Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Helidon Bendo ishte emëruar si Zëvendësdrejtor i SHISH në 22 Prill të vitit 2016.

Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

Por, kreu i ri i SHISH ka edhe një emër tjetër. Mësohet se emri i tij i dytë është Johan dhe e ka ndryshuar pikërisht kur ishte emigrant në Greqi./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2018, ora 07:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori